E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta, studenti: Na kanë shantazhuar  prindërit
Lajme

Protesta, studenti: Na kanë shantazhuar prindërit

Një prej studentëve organizator të protestës është shprehur se prindërit e tyre janë shantazhuar në mënyrë që fëmijët të shkojnë në fakultete e të mos dalin në protestë.

Studentët, të mbledhur para kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave që Rama publikoi në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave që ata kanë.

Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë.

 “VKM, kryeministri i ndryshon në çdo moment. Duhet votimi i plotë i kërkesave tona të bëhet në parlament dhe të amendojë ligjin, që kushdo të vijë në qeveri mos të guxojë ta prekë ligjin e arsimit të lartë”, tha një prej studentëve protestues.

Drejtimin e disa studentëve për në auditore, studentët protestues e quajnë nënshtrim ndaj sistemit, gjë që nuk duhet të ndodhë.

“Qëndroni të bashkuar, merrni shkokët edhe shoqet, kjo protestë është për gjithë rininë”, u shpreh njëri prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.