E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestë në mbrojtje të Suela Mustës: Arrestimi ka prapavijë politike, këtu nuk hetohen kriminelët
Lajme

Protestë në mbrojtje të Suela Mustës: Arrestimi ka prapavijë politike, këtu nuk hetohen kriminelët

Gazetarët, drejtues shoqatash kanë protestuar sot para Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e Suela Mustës, anëtares së AMA-së. Sipas tyre arrestimi ka prapavijë politike dhe se në vendin tonë nuk hetohen kriminelët.
Featured image of article: Protestë në mbrojtje të Suela Mustës: Arrestimi ka prapavijë politike, këtu nuk hetohen kriminelëtProtesta para Prokurorisë së Përgjithshme, gazetarja Klodiana Lala

Tiranë- Ditën e sotme u ngritën në  protestë, gazetarë, drejtues shoqatash, për Suela Mustën, anëtaren e AMA- e cila u arrestua pak ditë më parë. Protesta u zhvillua para Prokurorisë së Përgjithshme dhe sipas kolegëve të saj,  arrestimi i Mustës ka një prapavijë politike.

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Musta nuk është kriminele dhe se shteti mund ta hetonte atë në gjendje të lirë. “Nuk jam sot këtu për të thënë që Suela është e pafajshme apo e fajshme. Ne kemi parë që janë trajtuar kriminelë me masa më të lehta. Suela nuk është një ndër ta. Shteti mund ta hetonte edhe në gjendje të lirë”, tha Lala.

Ndërsa Aulon Kalaja u shpreh: “S’është protesta e parë që po bëhet për një gazetar. Ne duam të vendoset drejtësi” .

Dritan Laçi theksoi se gazetarët e njohin shumë mirë presionin e këtij represioni shtetëror. “Arrestimi saj tregon se mund të kemi me diçka që ka prapavijë politike. Gazetarët e njohin shumë mirë presionin e këtij represioni shtetëror. Suela është para drejtësisë dhe është ajo që do të japë versionin e saj, por jemi këtu për të dënuar dhunën ndaj gazetarëve. “, u shpreh ai. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.