Protestë në Mirditë, banorët kundër ndërtimit të HEC-eve: Do mbetemi pa ujë
Dhjetëra banorë të disa fshatrave të Mirditës kanë dalë sot në protestë. Ata kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve ne zonat e tyr, në mbrojtje të lumenjeve të tyre. Banorët e fshatrave të njësisë administrative të Kaçinarit të Mirditës kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve pasi sipas tyre ndërtimi sjell dëme mjaft të mëdha në zonë.
Sipas banorëve, firma është futur pa leje në zonë dhe po vijon punimet. Në krahinën e Mirditës janë dhënë leje për ndërtimin e disa HEC-eve, teksa ndërtimi i tyre është kundërshtuar nga banorët e zonës duke nënshkruar edhe peticione kundër tyre, pasi nëse HEC-et ndërtohen atëherë do të shkatërrohet edhe bujqësia pasi në zonë nuk ka burim tjetër uji.
Ata ankohen se uji i përroit pas disa muajsh, me ndërtimin e hidrocentraleve, do të kalojë në tuba për t’u shndërruar në energji, ndërsa e gjithë zona do të mbetet pa ujë, teksa bëjnë thirrje që shteti të mos i provokojë duke u prekur ujin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



