Protestoi për Klodian Rashën, djali Ilir Vrenozit gjobitet me 50 milionë lekë
Policia e Shtetit është treguar shumë e rreptë përsa i përket ndëshkimit të personave që shkelën rregullat e pandemië dhe protestuan për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i ‘Shqionjave’
Një nga protestuesit që ka marrë një gjobë goxha të lartë është djali i Ilir Vrenozit, i cili duhet të paguajë 5 milionë lekë të reja. Në vendim thuhet se shkaku për këtë gjobë janë pikërisht shkelja e masave të marra anti-Covid gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit Covid-19.
Enri Vrenozi është konstatuar se ka shkelur rregullat anti-Covid gjatë protestës që u zhvillua në Korçë për vrasjen e Klodian Rashës dhe ky vendim është marrë ditët e fundit, më 18 dhjetor.
Ndërsa, më tej në vendimin e marrë nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative, thuhet se shtetasi Enri Ilir Vrenozi mund të bëjë ankim brenda 10 ditëve.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



