E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit  kundër rritjes së çmimeve: Do ulemi tek sheshi para Kryeministrisë e nuk lëvizim
Publik News

Protestuesit kundër rritjes së çmimeve: Do ulemi tek sheshi para Kryeministrisë e nuk lëvizim

Grupi iniciator i protestës qytetare kundër rritjes së çmimeve ka paralajmëruar përshkallëzim të reagimit të tyre në rast se qeveria nuk merr parasysh kërkesat e reja të tyre.

Një përfaqësi e protestuesve deklaruan sot për mediat katër pikat e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.

Në rast se nuk do të ketë reagim, ata thanë se do të ulen në sheshin para Kryeministrisë e dhe nuk do të lëvizin prej aty duke bllokuar dhe qarkullimin.

KERKESAT

Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullimi barrës fiskale me cmimin e karburanteve
Pezullimi i TVSH për produktet bazë të shportës
Zgjerim i skemës së konpensimit e mbështetjes për fermerët
Paketë reale ndihme për pensionistet invalidët për tejkalimin e krizës.
Hetim e mbikqyrje të koncesioneve e operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në cmimet në treg vecanërisht në sektorin e hidrokarbureve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.