E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit zhvendosen para kryeministrisë
Publik News

Protestuesit zhvendosen para kryeministrisë

Protesta për vrasjen e Klodian Rashes minute pas minute

ORA-19:12 Qytetarët futen mes trafikut dhe qarkullimit të makinave

ORA-19:10 Qytetarët jane zhvvendosur nga kryeministria per tu drejtuar drejt Policisë së Tiranës, ku do të kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu. 

ORA-18:57 Protestuesit mbërrijnë përpara kryeministrisë dhe këndojnë himnin kombëtar. Ata kanë bërë thirrje “Drejtësi për Klodianin”

pankartat ne proteste

ORA 18:50- Ndërkohë turma e qytetarëve i është drejtuar kryeministrisë, policia ka bërë gati botet me ujë, për të shpërndarë protestuesit nëse do të ketë dhunë.

policia protesta

ORA 18:43: Protestuesit marshojnë nga sheshi Skënderbej tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe kryeministrisë.

ORA 18:40 Qytetarët vazhdojnë të protestojnë në sheshin “Skënderbej”. Protesta e tyre deri tani është paqësore dhe nuk ka pasur dhunë. Ndërkohë edhe nga ana e policisë nuk ka asnjë shoqërim.

ORA 18:30 –“Ardi Veliu ka tentuar të manipulojë provat për vrasjen e Klodian Rashës”, tha një protesutes.

ORA 18:20 -Qytetarët u grumbulluan në sheshin Skenderbej, por policia tentoi ti shperndante me arsyetimin se nuk lejohet grumbullimi i me shume se 10 personave.

protesta tirane klodian rasha

protesta sheshi skenderbejprotesta sheshi skenderbe11jprotesta sheshi skenderbe1111jprotesta sheshi skenderbe111j

Të rinjtë u mblodhën mbledhur në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” për të vazhduar më pas me një marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më pas ata do t’i drejtohen edhe Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Ndërkohë nga ana e policisë janë marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj protestë, të cilën autoritetet policore e konsiderojnë të paligjshme.

900 efektivë policie do të angazhohen në terren për të monitoruar protestën.  Një vëmendje e veçante i është kushtuar ruajtjes së institucioneve, ku ka prani të shtuar të policisë.

rrethimi i ministrise se brendshme

Autoblindat perbri Ministrise se Brendshme

Autoblindat perbri Ministrise se Brendshme

autobilndat e policise

policia ish bllok11

Pamjet e Policise ne zonen e ish-Bllokut, ku ushtrohen kontrolle ndaj protestuesve

policia ish bllokpolicia ish bllok1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.