E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Provat e reja në Sharrë, SPAK hesht
Publik News

Provat e reja në Sharrë, SPAK hesht

Konferencën e përjavshme kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka nisur me inceneatorët,

Sipas tij, çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë.

“Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe.

Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor.

Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër,a ty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.

Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh.

Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra euro. Në total, diferenca prej 18 eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm”, ka thënë Berisha.

Sipas kreut të PD-së, kanë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj.

Nuk ka gjë më flagrante. Kjo vetëm se kjo sipërmarrje është e Ramës dhe Velisë.

Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, si? u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Ram, nën betim para parlamentit shqiptar.

Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere”,  është shprehur më tej Berisha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.