Provo të mbledhësh oligarkët dhe do të thotë Sandri : Të fala Edit!
Kryeministri i telendisi sot përfaqësuesit diplomatikë I përbuzi ata, i etiketoi “delenxhinj”, “të leshtë”, “të avashtë”, që kishin bërë “një vrimë në ujë” dhe i paralajmëroi se edhe do t’i heqë nga shërbimi. Tërbimi i kryeministrit, në një takim të përvitshëm, tregon se në çfarë derexheje ka përfunduar diplomacia e Rilindjes dhe qeverisja e saj. Shërbimi ynë diplomatik, në përgjithësi, nuk e përfaqëson si duhet Shqipërinë dhe nuk i mbron shtetasit shqiptarë apo emigrantët tanë nëpër botë, përpiqet t’i zhvasë ata edhe për shërbimet më elementare konsullore, nuk ka negociuar dhe nuk ka sjellë asnjë investim të huaj, sado të vogël, në Shqipëri”,- shprehej Kokëdhima
Pse ka nevoje Edi Rama t’i beje shembull ne media, drejtoret e spitaleve, apo diplomatet?
Ndo
shta ai ka një plan te vertetë për të ndërhyrë në sektoret e shëndetësise apo të diplomacisë. Mbase po projekton vertetë levizje për të nxitur investimet e huaja. Por si do të sjellë investimet e huaja?
Hiq njeherë damkën e Shqiponjës që dehet nga marijuana dhe krijo Ministrinë e Thithjes së Investimeve të Huaja,- shprehej Andi Bejtja
Mirëpo dëshira dhe mundësia, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Do të ishte i besuar, nëse një ditë ai do thërri
ste në një tryezë të rrumbullakët, Vilma Nushin, Samir Manen, Sander Frangajn, Vjollca Hoxhen, Sarapulin, Kastratin, Beson e Taivanit apo dhe ndonjë oligark tjetër,ti therriste aty para kamerave e tu thoshte:
“Gostia mbaroi, ligji i koncensioneve do revokohet dhe ju nga ky moment duhet te shihni biznesin tuaj, punet e shtetit t’ia lini ti bejne zyrtaret dhe vartesit e mi. Mbijetoni me biznes rentabel nese jeni te zote. Punet e shtetit nuk ju perkasin me juve”
E bën dot Rama këtë? Sigurisht që nuk e bën dot. Ndaj bën trimin me ata aparatçikët e frikësuar.
Le ta provojë të mbledhë njëherë oligarkët, dhe me siguri Sandri do i shkojë me atlete të bardha “adidas” në mbledhje pastaj kur të dilte para mikrofonëve të “mediakazanit” do thoshte : Te fala Edit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



