Provuan të vidhnin bankomatin, grabitësit dalin huq
Persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin ditën e sotme një bankomat. Ngjarja është regjistruar pranë një banke në qendër të Shijakut. Sipas policisë, bankomati ka pësuar dëmtime, për shkak se është goditur me sende të forta. Grabitësit u larguan menjëherë nga venndgjarja, sapo u pikasën nga policia. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bankës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



