E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prrenjas gjendet i varur  28-vjeçari
Publik News

Prrenjas gjendet i varur 28-vjeçari

Dita e sotme mund të konsiderohet një ditë e errët për vendin tonë. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qarkun e Elbasanit, pas lajmit që një biznesmen është vetëvarur me kabëll antene në tualetin e tij. Mësohet se një i ri është gjendur i varur në pyjet e Stravajt.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Flori Albrahimi, baba i një foshnjeje 6 muajshme dhe djali i një biznesmeni nga Prrenjasi.

Albrahimi është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë, shkruan balkanweb. Ajo që mbetet e panjohur është shkaku i kësaj ngjarje. Policia po punon për zbardhjen e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.