E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prrenjas:Ambulanca transporton mish…
Lajme

Prrenjas:Ambulanca transporton mish…

Pas aksidentit ne Prrenjas, kalimtarët njoftuan ambulancën e cila s’vonoi shumë të vinte por kur shoferi hapi derën, shokoi gjithkënd. Ambulanca ishte e mbushuar plot me mish e për rrjedhojë nuk mund të transportonte të plagosurit.

Ndërsa mjeku kërkonte ndihmën urgjente të ambulancës, shoferi i kërkonte të priste se e kishte ambulancën me mish. Kësisoj shkoi diku, zbarkoi mishin dhe u nis për te të plagosurit ndërkohë që këta të fundit dergjeshin të bllokuar në automjetet e aksidentuara.

Në këto kushte ka ardhur një tjetër ambulancë në ndihmë të të plagosurve të cilët për minuta të tëra rrezikuan jetën duke pritur për ndihmë. Një prej të plagosurve kishte hemoragji e u transportua drejt Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.