E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS “ndez motorrët” për zgjedhjet lokale/ Riorganizon degët në Tiranë, ja lëvizjet
Lajme

PS “ndez motorrët” për zgjedhjet lokale/ Riorganizon degët në Tiranë, ja lëvizjet

Partia Socialiste mesa duket po “ndez motorrët” për zgjedhjet lokale që janë vitin tjetër.

Mësohet se PS ka nisur ristrukturimin e degës së Tiranës dhe Sipas Report Tv, Kryetari i Komisionit të ‘Ligjeve’ Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11, Rakip Suli largohet nga Lapraka, i caktohet Bashkia Kamëz, Klotilda Ferhati shkon në njësinë 3, në vend të Xhaçkës, e cila është drejtuese politike në Dibër.

Deputeti Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon tek njësia numër 4 në vend të Gjylametit, e cila është kryetarja e degës së PS në kryeqytet.

Ndërkaq mësohet se Rama ka shprehur pakënaqësi, pasi sipas tij, investimet e bëra nuk na përputhen me votat.

“Investimet nuk na përputhen me votat. Nëse hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë si në 2011” mësohet se është shprehur kryetari i PS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.