PS nis procedurat për shkarkimin e Presidentit!
Ky është mesazhi , që i është çuar deputetëve të parlamentit. Në mesazh thuhet se deputetët duhet të sigurojnë prezencën pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve.
META I KONSIDEROI SHASHKA DEKLARATAT PER SHKARKIM
.Sot në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit i konsideroi deklaratat e Ramës për shkarkimin e tij si shashka për të tërhequr vëmendjen nga numërimi dhe rinumërimi i votave të 25 prillit
“Asnjë përgjigje për shashkat të cilat duan të largojnë vëmendjen nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme që janë atje dhe që me pamje filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme se s’ka statistikë në botë të shikojë këtë rekord pavlefshmërie.
Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu, po të ishte për këtë hisrori kishte ikur 100 herë presidenti, po ju e dini që e mbajë fjalën. Në 24 korrik 2022 këtu do e bëjmë konferenfën e fundit së bashku.“, u shpreh Meta.
ÇFARE THA RAMA NJE DITE ME PARE PER SHKARKIMIN E METES
Kujtojmë që një ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur në një studio televizive se Presidenti Meta do të shkarkohet nga ky parlament.
“Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me Ilir Metën do të merret parlamenti i Shqipërisë. Sepse Ilir Metën populli e dënoi dhe parlamenti i Shqipërisë do ta formalizojë dënimin. Ky parlament ekzistues. Ilir Meta është i dënuar nga populli shqiptar”, tha Kryeministri Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



