E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS padit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Himarën
Lajme

PS padit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Himarën

Zgjedhjet e pjeshme vendore në Himarë bëhen objekt gjykimi ne Kolegjin Penal. Është partia socialiste e cila ka depozituar kërkesë padi kundër  Komisioni Regullator në KQZ për mosmiratimin e afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e 4 gushtit.
Socialistët kërkojnë “Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Në Himarë do të mbahen zgjedhjet pas përfundimit të mandatit të Alfred Belerit që u dënua për shitblerje votash. Në garë për kryebashkiakë janë Vangjel Tavo e Petro Gjikuria.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e GjykatësAdministrative të Apelit, në adresën: Rr.“IsmailQemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupitgjykues përgjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.ThemeltarDt.12.07.2024Regjistrimi, me:

PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI:  – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do tëzhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

                     – Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do tëzhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

 Tiranë, më 15.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.