PS përzgjedh kandidatët për Kryeprokuror, OJF zgjidhin ngërçin për ngritjen e KLP…
Dy ditë përpara se Kuvendi të zgjedhë një mes propozimeve të anëtarëve socialistë të Komisionit të Ligjeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, me mandat të përkohshëm, duket se është zgjidhur ngërçi për ngritjen e KLP-së.
Çuditërisht ngërçi i krijuar prej disa muajsh është zgjidhur ditën që anëtarët socialistë në Komisionin e Ligjeve kanë përzgjedhur 3 emra, mes 7 kandidatëve të paraqitur për postin e kryeprokurorit.
Mes tre emrave të përzgjedhur, dy prej tyre do të depozitohen për votim në Kuvend, prej të cilëve do të zgjidhet Kryeprokurori.
Përzgjedhja e këtyre anëtarëve është bërë nga Avokati i Popullit, ndërsa emrat pritet t’i kalojnë ONM. Emrat e shoqërisë civile për anëtarë të KLP do të bëhen publikë në fundjavë.
Moszgjedhja e anëtarit të shoqërisë civile kishte marrë peng deri më tani ngritjen e KLP, një institucion shumë i rëndësishëm i Prokurorisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



