E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS refuzon propozimin e Bashës për hapjen me kusht të listave
Publik News

PS refuzon propozimin e Bashës për hapjen me kusht të listave

Partia Socialiste refuzon propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% të listave me kusht që të mos preken koalicionet parazgjedhore.

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë me dije se përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri është shprehur kundër këtij propozimi.

Propozimi për hapjen e listave u bë fillimisht nga përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, e cila kërkoi hapjen 100% të listave, dhe jo 1/3. Kjo nismë u mbështet nga kryeministri Edi Rama i cili shtoi edhe ndryshimin kushtetues për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Së fundmi Basha tha se pranon hapjen e 100% të listave, me kusht që të mos preken koalicionet parazgjedhore dhe formula e shpërndarjes së mandateve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.