E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS-së  kandidon Pjerin Ndreun për Bashkinë Lezhë/ Mesazhi për kampin e djathtë
Lajme

PS-së kandidon Pjerin Ndreun për Bashkinë Lezhë/ Mesazhi për kampin e djathtë

Nga Lezha ku është takuar me strukturat e partisë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë me një mesazh për opozitën.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manja shkruan se kundërshtari politik është i lirë të përdorë të gjithë arsenalin në fushatë, por jo të fyejë ndjenjat qytetare dhe të përhapë frymë përçarëse me karakter krahinor.

“Lezha e 2 marsit 1444 është simboli i bashkimit dhe çdo qytetar që është bërë pjesë e kësaj zone fisnike për t’i dhënë më tepër asaj, është mirëpritur ndër dekada. Kundërshtari politik është i lirë të përdorë të gjithë arsenalin në fushatë, por jo të fyejë ndjenjat qytetare dhe të përhapë frymë përçarëse me karakter krahinor. Kjo, sepse përveçse është një retorikë e turpshme, është po aq edhe primitive.

Lezha e At Gjergj Fishtës i është përgjigjur njëherë e mirë kësaj mendësie kur në qindra vargje u është kënduar shqiptarëve që kanë dhënë për mbarë vendin, nga Oso Kuka tek Abdyl Frashëri. Pa dallim krahine”, shkruan Manja.

Në Lezhë nën singlën e PS-së, do të garojë edhe për një mandat tjetër  Pjerin Ndreu, për të cilin Manja bën thirrje për mbështetje.

“Në nderin e çdo qytetari pa dallim bindjesh politike është mbështetja për Pjerinin edhe për një mandat tjetër në krye të Bashkisë Lezhë. Pjerini na e ka zbardhur faqen me punët e mira për komunitetin ndaj edhe do të marrë besimin e zgjedhësve edhe për 4 vite të tjera”, shkruan më tej Manja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.