E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse e fshehu policia emrin e dytë që qëlloi mbi Martinin dhe Luisin tek “Fan Noli”?
Uncategorized

Pse e fshehu policia emrin e dytë që qëlloi mbi Martinin dhe Luisin tek “Fan Noli”?

Zbulohet emri i dytë që qëlloi me thikë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja sa i takon vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjes me thikë të shokut të tij, Luisit.

Deri më tani është bërë e ditur se ata janë sulmuar me thikë nga Marjo Perlleshaj, i cili është vënë dhe nën arrest. Por babai i Luisit, djali i cili është plagosur me thikë dhe ndodhet në spital, ka treguar një tjetër version të ngjarjes.

Ai ka treguar se sherri ka nisur që të premten dhe Martini i ka rrëfyer djalit të tij se e kishte goditur një person më i madh në moshë. Sipas tij, Martini kishte dhe një shenjë goditje në buzë.

“Luisi mban mend se çfarë i ka thënë Martini, sepse është në një shkollë tjetër. Ai shkoi atje se ja kërkoi Martini. Ditën e premte janë takuar te shtëpia, se aty rrinë në lagje dhe i ka thënë, Luis unë kam pas një konflikt te shkolla sot, me dikë nga shokët e klasës paralele kemi bërë llafe, jemi goditur, ka ardhur një i madh dhe më ka goditur. Martini kishte një shenjë të premten te buza, se i çova unë në stërvitje. Të goditur. Dhe i thotë mos i trego babit tat dhe as unë timit, po hajde të hënën ta zgjidhim. Ditën e hënë në orën 13.20. Nuk e dimë ku e ka godit brenda apo jashtë shkollës”, ka rrëfyer ai.

Më pas ai ka treguar se ditën e hënë kur dhe ndodhi sulmi me thikë, kanë qenë dy persona dhe jo një. Madje ai ka nxjerrë dhe emrin e personit tjetër që ka ndihmuar Marjon.

“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël thikën dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë”, tha babai i Luisit në emisionin Review në Euroneës Albania.

Pyetja që ngrihet është: Pse fshehu policia emrin e dytë? Sipas burimeve flitet se ai është djali i një efektivi policie, por do të shohim në vijim se çfarë qëndrimi do të mbajnë uniformat blu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.