E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Edi Rama takoi dje Saimir Tahirin në spitalin privat’, PD nxjerr detajet
Lajme

Pse Edi Rama takoi dje Saimir Tahirin në spitalin privat’, PD nxjerr detajet

‘Edi Rama takoi dje Saimir Tahirin në spitalin privat’, ky është informacioni më i ri bërë publik nga Partia Demokratike sot.
Sipas demokratëve, të dy ata, janë takuar për rreth 1 orë, në mëngjes.
‘Edi Rama duhet t’u tregojë shqiptarëve se përse e ka takuar dje Saimir Tahirin për më shumë se 1 orë në spitalin privat.

Kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij. I ka shkaktuar një gjendje psikike për spital’, tha deputetja demokrate Dhurata Çupi, duke mos dhënë detaje se në cilin spital privat janë takuar.
Por një burim i tha ‘Hashtag.al’ se takimi mes tyre ka ndodhur te ‘Spitali Amerikan 3’, në orën 09:30.
Ditë më parë u kapën 613 kilogramë kokainë në Maminas të Durrësit. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është në hetim për trafik ndërkombëtar droge.

DETAJET NË DEKLARATËN E PD-së:
‘Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës.
Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish-ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge.

Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun.
Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen e saj.
Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes. Arsyeja është se garancia që ai dhe njerëzit e tij u dhanë kriminelëve të Klanit të Gjirit të Kolumbisë dështoi, sepse ia dogjën partnerët ndërkombëtare.

Ndaj Edi Rama sot ndjehet nën presion nga të gjitha anët, çfarë i ka shkatuar një gjendje të rënduar psiqike, për të cilën ai ka tre ditë që viziton spitalin.
Edi Rama gjendet mes dy zjarresh. Nga njëra anë ka presionin e trafikantëve, të cilëve u ka shkaktuar një dëm të madh dhe janë të rrezikuar. Nga ana tjetër, është nën presionin e partnerëve ndërkombëtarë. Edi Ramës i është bërë e qartë nga disa qeveri europiane se po nuk u kapën kokat e kokainës, nuk ka Shqipëri në Europë!

Edi Ramës i është bërë e qartë se, nëse Saimir Tahirit nuk i hiqet mbrojtja politike, nuk ka Shqipëri në Europë! Por Edi Rama nuk e dorëzon dot as Saimir Tahirin, as Olsi Ramën as Agron Xhafajn, se pastaj do t’i duhet të dorëzohet vetë.
Këtë fakt nuk mund ta fshehë as Edi Rama, as matrioshkat e tij, që me përralla me rubla ruse, përpiqen më kot të fshehin të vërtetat kriminale të kryeministrit të vendit.’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.