E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse heshti Luli për “lali Erin”?
Lajme

Pse heshti Luli për “lali Erin”?

Protesta e 27 janarit  kishte si qëllim në vetvete të denonconte paligjmëritë e sistemit qeverisës.  Një kauzë kjo e mirëpritur nga të gjithë qytetarët, por në të gjitha fjalimet e protestës u vu re një detaj.

Gjatë gjithë kohës u fol për krijimin e një qeverie antimafia, por asnjë fjalë e vetme nuk u tha për kryebashkiakun e Tiranës “lali Erin”.

“Mafia në pushtet shpenzon çdo muaj miliona euro për të gënjyer, për të mashtruar, për të keqinformuar, për të shpëlarë mendjet e njerëzve. Mafia në pushtet ka ngritur makinerinë më të madhe e të kushtueshme të propagandës që ka patur ndonjëherë Shqipëria.Mafia në pushtet shet çdo ditë të zezën për të të bardhë dhe sulmon këdo që e sheh dhe tregon të zezën”, ka thënë Basha para protestuesve.

Por, ndaj Erion Veliajt, kryebashkiakut , mbi të cilin rëndon edhe një vdekje, Basha nuk tha asnjë fjalë, se  marrëveshja e 18 majit, Basha –Rama ende vazhdon.

Amnistimi “lali Erit”, nga fjalimi i Bashës është një tjetër provë që hedh dritë mbi prapaskenat e marrëveshjes së 18 majit.

Kështu nuk ka qenë rastësi që Lulzim Basha, e ka lënë jashtë vëmendjes “lali Erin”, në protestën e 27 janarit.

Veprimet  e fundit të Veliajt me përgjysmimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në favor të Bashës, oligarkëve dhe klientelës së tij korruptive, janë pjesë e një skenari mes treshes Basha-Rama-Veliaj.

Ndaj Basha nuk mund të prishë pazaret që ka firmosur me Erion Veliaj me bekimin e kryeministrit Edi Rama dhe për pasojë nuk ndjen përgjegjësinë për të folur për “lali Erin” dhe anën e errët të Tiranës.

Basha kërkon krijimin e një qeverie antimafia, por nuk mund të sulmojë Veliajn, i cili në bazë të marrëveshjes i “shtron” rrugën për ndërtime, familjarëve e biznesmenëve që qëndrojnë për Bashës./CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.