Pse Ilir Meta largoi trupërojet e Gardës ?

Një javë më pare, Ilir Meta shpalli në protestën para bashkisë së Tiranës se kishte përzënë gardistët që sipas ligjit duhet të kujdesen për sigurinë e tij.

Një vendim, krejt i hapur antikushtetues, pasi në bazë të ligjeve të Republikës, një ish-President do të duhet të ruhet nga shteti për 5 vjet pas lënies së detyrës.

E ky ligj kushtetues nuk është bërë thjesht për individin që ka lënë presidencën, por për dinjitetin e shtetit.

Edhe nëse e marrim faktin që Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë vullnetarisht nga mbrojtja kushtetuese, e para duhet ta bëjë me përgjegjësi të plotë shkresore, që askush nëse i ndodh gjë nesër të thotë se sulmuan ish-Presidentin e Republikës. Pasi kjo edhe mund të ndodhë!

Gjithsesi, për njerëzit që e ndjekin këtë çështje jo aq prioritare në dukje, vjen pyetja normale: përse Ilir Meta heq dorë nga truprojat shtetërore? Kur ata kanë një protokoll të përcaktuar?

Janë patronazhistë? Ilir Meta, ka mundësinë, që si ish- president i Republikës, të dokumentojë aktet e t’i denoncojë në prokurori të gjithë rastet kur një oficer i Gardës ka shkelur ligjin.

Por nuk është ky rasti! Ilir Meta, ka larguar gardistët dhe ka kthyer pajtuar një siguri private, përkatësisht një ish-oficer që ka mbrojtur Fatos Nanon, e sot është një binzesmen i madh në vend, për arsye krejtësisht personale e politike, për të mos thënë për arësye të drejtësisë.

Meta, sipas të gjitha gjasave nuk ka dashur që lëvizjet e tij, siç i takojnë me ligj të shënohen në librin e Gardës, e më e rëndësishmja nuk do që gardistët të dijnë intenerarin e banesave që Ilir Meta frekuenton.

Ilir Meta sot është politikani që po hetohet së bashku me familjen e tij në lidhje me pasurinë që ka krijuar. E këtu qëndron kleçka reale, ish- Presidenti ka larguar gardistët, që të mos ketë asnjë regjistër të mundshëm hetimi të njerëzve të afërt. Për të cilët ka dyshime se mund të kenë transferuar asete, apo edhe lëvizje të mundshme të dhënash që kanë të bëjnë me hetimin.

Agjencitë që kanë ndihmuar ILDKPKI-në dhe SPAK në hetimin e gjetjes së parave të politikanëve shqiptarë, mësohet se kanë arritur që të sjellin rekorde të rëndësishme të transferimit të aseteve financiare dhe pasurisë të paluajtshme.

Nuk është rastësi që SPAK shkoi tek mamaja e Monikës për të sekuestruar një celular, të cilin, nuk ka qenë e ëma, por vetë deputetja e LSI-së që ka kërkuar të mos sekuestrohet.

Siç mësohet, ishte pikërisht ky hetim që ka detyruar Ilir Metn të shpallë përzënien e trupërojave. Ndoshta për të dhënë mesazhin se e ka zbuluar lojën hetimore.

Një material ndërkombëtar hetimi në lidhje me dyshimet e korrupsionit të politikanëve bën të ditur se një pjesë e madhe e transaksioneve që kanë bërë zyrtarë e njerëz të rëndësishëm, kanë si subjekte njerëz të afërt të tyre, ku pjesën e luanit e kanë shoferë dhe trupëroja./Pamfleti

Publikuar nga Publik Media