E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pse më sheh”, si nisi sherri në Yzberisht ku u plagos 20-vjeçari
Lajme

“Pse më sheh”, si nisi sherri në Yzberisht ku u plagos 20-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e djeshme në kryeqytet, në zonën e Yzberishtit. Referuar burimeve, personi i cili mbeti i plagosur është 20-vjeçari Klorentin Shehu, ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, zona ishte e populluar.

Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bëjnë me dije se rreth orës 17:40 në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri një i ri rreth 20 vjeç. Mësohet se, fillimisht, dy të rinjtë e përfshirë janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka qëlluar me armë në drejtim të bashkëmoshatarit.

Uniformat blu bënë të ditur se i riu u transportua menjëherë për në Spitalin e Traumës dhe, fatmirësisht, është jashtë rrezikut për jetën.  Pas veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Burime thonë se sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta në rrugën “Rexhep Shala”.

Autori dhe i plagosuri janë konfliktuar mes tyre për një “Pse më sheh”. Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht dhe më pas autori, bashkëmoshatar me Shehun, e ka qëlluar atë me armë zjarri në këmbë, shkruan Panorama.

Pas identifikimit të autorit të kësaj ngjarjeje, e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima, uniformat blu shkuan në banesën e autorit ku ushtruan kontroll, por nuk e kanë gjetur në banesë. Ndërkohë, Policia ka marrë dëshminë e personave që kanë qenë dëshmitarë okularë, si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të konfliktit.
POLICIA
Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Tiranës, me anë të një deklarate për shtyp, dha detajet e para. Në komunikatën e shpërndarë për mediat, Policia tha se po punohet për kapjen e plagosjes së 20-vjeçarit, Klorentina Shehu. “Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë një i ri, rreth 20 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”, sqaroi Policia pas ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.