E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse meshkujt po bëhen sterilë?
Publik News

Pse meshkujt po bëhen sterilë?

 Një përdorim i tepruar dhe i gjatë i ibuprofenit, një prej ilaçeve kundër dhimbjes të përdorur gjerësisht nga të gjithë, mund t’i bëjë meshkujt steril.

Është kjo ajo që ka zbuluar një ekip studiuesish danezë të Universitetit të Kopenhagen, pas një studimi të kryer.

Më konkretisht ibuprofeni, shkakton një mbiprodhim të testosteronit, hormoni kryesor mashkullor, çka bën që testikujt të kenë vështirësi në funksionim dhe për rrjedhojë rrezikohet pjelloria.

Fatmirësisht bëhet fjalë për një gjendje të përkohshme, efektet negative të të cilit zhduken, menjëherë pasi ndërpritet marrja e ilaçit.

Drejtuesi i studimit David Møbjerg Kristensen thotë se përdorimi i ibuprofenit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.

Për të arritur në këtë përfundim u mbajtën në studim 31 meshkuj, me moshë nga 18 deri në 35 vjeç.

17 prej tyre iu dha një kokërr në gjashtë javë, 14 të tjerë doza maksimale e ibuprofenit ose thënë ndryshe 600 miligramë dy herë në ditë. U vu re se kush pinte rregullisht ibuprofen dhe për një kohë të gjatë, kishte probleme me pjellorinë.

Në mënyrë më të detajuar detajet e studimit, u publikuan në revistën shkencore “PNAS”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.