Pse nuk e arrestojnë Sali Berishën?!
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dhe një sërë funksionarësh të lartë të Administratës amerikane, kanë akuzuar Sali Berishën për korrupsion të lartë shtetëror dhe minim të demokracisë. Nisur nga këto akuza si dhe nga mardhënia e ngushtë e përfaqësuesve amerikanë me organet e Drejtësisë së re (SPAK) lind pyetja :
Pse nuk e arrestojnë Berishën nëse faktet ekzistojnë?
E ka edhe kjo një përgjigje të thjeshtë…
Nëse Berisha do arrestohej ekziston mundësia të shikohej si viktimë e konjukturës politike dhe të ketë efekt boomerang ndaj kundërshtarëve politikë.
Luli do të çlirohej dhe PD do të konsolidohej duke bashkuar berishistët me të rinjtë.
Prandaj e mbajmë situatën pezull: Berishën në tension, Bashën në frikë e të pavendosur, Ramën si zgjedhja e vetme pasi në krahun tjetër është Berisha dhe retorikën politike gjithmonë të karikuar kundër binomit Berisha-Meta.
Se mos kujtoni se po u vjen gjynah…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



