Pse nuk i besoj Komisionit Kuvendor?
Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm po prezantojnë platformat e tyre para deputetëve të Mazhorancës, ka reaguar Ylli Dylgjeri.
Ish-këshilltari i Nanos tregon se përse nuk i beson Komisionit të Kuvendit.
POSTIMI I PLOTË:
Pse nuk i besoj Komisionit Kuvendor?
Kam konkuruar dhe une 2 vite të shkuara për një detyrë publike. Bëhej fjale për vendin e Anëtarit në Këshillin Drejtues të RadioTelevizionit Publik Shqiptar.
Për mos e zgjatur plotësova dokumentacionin sipas kërkesave ligjore dhe prita ditën kur do të ftohesha në Komision për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për të mbrojtur platformën time. Me sa kujtoj ishim në gare mbi 70 kandidatë. Të gjithë pjesmaresit vinin nga fushat e Mediave dhe institucioneve të Kulturës …
Së fundi dita e dëgjesës erdhi. Rregullorja e Komisionit kërkonte të ligjëroja me shkrim e
me gojë. Ashtu u bë. Pas leximit të projektit
tim kalova dhe në dialogun pyetje-përgjigje
me deputetët. Nga 5 minuta që ishte rregulli
u mbajta në panel 25 min.
Në fund, fytyrat e qeshura të deputeteve më dhanë sinjalin se kisha marrë vleresimet maksimale në baterine ku konkurova.
Më tej… Pritej sipas procedurës përzgjedhja e 10 antarëve që do votoheshin në seancë plenare.
Ditën që u vendos të futej numri i antarëve të Këshillit në votim më njoftojnë se isha dhe unë
i përzgjedhur…Një drejtues i lartë i RTSH-se më telefonoi dhe më uroi njëherësh për detyrën.
Por…Jo!
Në 10 minutshin e fundit të mbylljes së listës Politika e lartë kishte ndërhyrë.
U hoq emri im. U zëvëndësova me një 70 vjeçar dhe u votua Ai në Kuvend. Këshilli i RTSH-së kaloi. Miku fitoi. Politika Triumfoi. Unë humba.
Rroftë Udhëheqja e Partisë…!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



