E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse nuk mund t’i ndalohet dalja jashtë vendit Tahirit
Lajme

Pse nuk mund t’i ndalohet dalja jashtë vendit Tahirit

Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari  në një prononcim për Televizionin Klan në lidhje me urdhëtimin e ish ministrit të brendshëm jashtë vendit.

Hajdari thotë se ish-ministrit nuk mund t’i ndalohej dalja jashtë vendit për aq kohë sa prokuroria nuk kishte kërkuar një masë të tillë në gjykatë, ndonëse Kuvendi kishte dhënë autorizimin.

“Prokuroria nuk ka kërkuar këtë masë ndalimi edhe pse Kuvendi ia dha miratimin. Nëse do ta kishte kërkuar prokuroria apo ta kishte vendosur gjykata masa e ndalimit do te kishte qene ne te gjitha pikat e kalimit kufitar. Do t’i ishte bllokuar pasaporta. Kur një person është nën hetim, por nuk ka këtë masë ndalimi nuk është detyrim i personit që të njoftojë prokurorinë për lëvizjet e tij. Kur prokuroria merr ose kërkon një masë ndalimi, është ajo që e njofton personin nën hetim dhe jo personi të njoftojë prokurorinë për lëvizjet”- tha Hajdari

Zyra për shtyp e prokurorisë sqaroi se për sa kohë Kuvendi rrëzoi kërkesën për ndalimin e Z. Tahiri, çdo masë tjetër ndaj tij u vlerësua e papërshtatshme për t’u kërkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.