E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse po ikin/m nga ky vend?
Publik News

Pse po ikin/m nga ky vend?

Në këtë vend vidhet energji!
Po në këtë vend, të vjedhin. Te vjedhin gjënë më të cmuar, energjine.

Këtu fëmijët, të rinjtë dhe cdo votues vidhet cdo ditë, në mënyrë të pandalshme. Këtë e bën cdokush që ka pushtet, po cdokush!
E bën qeveria, qeveria merr cdo ditë vemendjen dhe energjitë e qytetarëve, votuesve, por dhe të fëmijëve. Me punët për të cilat është punësuar qeveria, ndihet e pamjaftueshme. Për tu plotësuar, shpik, ndërton aksione, operacione, nxjerr VKM-ra sepse do të marrë vëmendje, do që të na vjedh energjinë. Ajo çfarë ne shpenzojmë duke ndjekur shfaqjet teatrale, komike, dramatike dhe shpesh tragjike na angazhon në ingranazhet e e veta duke na marrë energjinë e jetës.

Sikur të mos mjaftoj qeveria që na merr energji, shfaqet dhe opozita në teatrin dramatik. Dhe opozita kërkon energji, energji nga mbështetësit e saj, të pakënaqurit dhe viktimat e qeverisjes. Ajo vjen në skenën në formë komike nëpërmjet rrëfimtarësh në foltoren e instaluar tek selia e saj, ku tregon me ftohtësi burokratike komeditë, dramat, tragjeditë që ndodhin çdo ditë. Por dhe ky rrëfim është kthyer në një process i cili vetëm i merr energji këtij populli në ikje.

Emisionet televizive, janë bërë një makineri monotone me të njëjtët analistë, folës që s’bëjnë asgjë tjetër veçse na vjedhin kohën, energjinë. Të rinjtë presin të marrin përgjigje nga qëndrimet publike të politikanëve, që të mund të marrin vendime të organizojnë jetën e tyre duke ju përshtatur politikave të qeverise apo alternativave të opozitës. Në fund të gjithë ketyre procesve, shqiptarët ndihen më me pak energji. Ata kuptojnë që vetëm ushqejne me energji dhe para çdo pushtet.

Cdo gjallesë në tokë ekziston pasi është e aftë të kryej shkëmbim energjitik, në momentin që ky shkëmbim bëhet i pamundur apo vetëm i njëkahshem për një kohë relativisht të gjatë, atëherë qënia vdes ose ndërron habitat. Iken!

24 Tetor 2015

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.