Pse Rama po investon bashkimin e Berishës së izoluar me Salianjin e dënuar!

Fatmir Mediu doli këtë të martë nga zyrat e SPAK, i skuqur dhe i alarmuar seriozisht. Tashmë pas 15 vitesh mbi ish- ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha ka një akuzë zyrtare, “për shpërdorim detyre në bashkëpunim”, e cila ka të bëjë me aferën që çoi në ngjarjen e rëndë të Gërdecit.
Mediu foli për motivime politike, por nuk e shpjegoi se si e pse një aferë si ajo me pasojë 26 të vdekur dhe qindra të plagosur, ka të bëjë me politikën. E vetmja gjë politike që ra në sy në shpjegimet e tij para gazetarëve, ishte përmendja e Vendimeve të Këshillit të Ministrave për këtë çështje, i cili në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha. Pra ashtu siç thotë edhe akuza ndaj tij; bashkëpunimi qeveritarë, për ngritjen e aferës së Gërdecit!
Por sido që të jetë fati penal i Mediut në vazhdim, tashmë Sali Berishës i bëhet edhe një tjetër aleat, i akuzuar dhe i proceduar nga SPAK. Shtojmë këtu edhe Ilir Metajn, Monika Kryemadhin, “Çështjen Klubi Partizani”, CEZ, ngjarjet e dhunshme në selinë e PD-së, e të tjera që ende nuk kanë dalë mbi ujë për publikun.
Duket sikur Berisha është i rrethuar nga njerëz që kanë hesape të hapura me SPAK dhe të gjithë bashkë janë të rrethuar, po nga SPAK. Ky është rrethimi i dytë pas atij që i ka bërë SHBA dhe Britania e Madhe, me anë të “nongratave” të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



