E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Rama “shkarkohet menderisht” mbi gazetaret dhe median?
Lajme

Pse Rama “shkarkohet menderisht” mbi gazetaret dhe median?

Reagojne gazetaret mbi denigrimin qe Rama u beri gazetareve dhe medias

Sonila Meco

“Ik mëso!
Të të vijë turp!
Je i paditur!
Je i paformuar!
Flet përçart!
Je për të të qarë hallin!
Kjo është pyetje idiote!
Amplifikator thashethemesh!
Kazan!
Thirri mendjes!
Je problem i madh!
Përsëritje pyetjen ta marrin vesh të gjithë ç’idiot je!”

Sa i fyer do të ndiheshe nëse ta thonë në sy teksa bën punën tënde? Kujt do t’ja toleroje? Si do të ndiheshe? Çfarë do të bëje? Ç’të takon të bësh?

Kjo është gjuha e kryeministrit ndaj një gazetari, ndaj të gjithë gazetarëve, ndaj medias.
Janë dy pushtete të pavarura. Po nëse gazetari do të përdorte të njëjtën gjuhë?
Pa provoni t’i lexoni në të kundërt, si gjuha e gazetarit ndaj pushtetarit.
Përsëritini frazat, por tashmë në gjuhën e gazetarit!
Të patolerueshme nga kushdo ndaj kujtdo, por kujt do t’i përshtateshin më shumë?

Minoza Kociu

“Jam ketu per t’u marre me juve qe te lexoni….! Kryeministri Rama, ne mandatin e dyte si deputet, po jep leksione juridike e procedurash parlamentare gazetareve jashte kuvendit, duke i sulmuar e fyer se po abuzokan meqe percjellin cfare po ndodh me rastin Tahiri! P.S. Rende kur qenka media fajtorja “e palexuar”, “e paditur” sipas kryeministrit. Hallet kryeministrore nuk i zgjidh dot media! Ajo po percjell ne kohe reale edhe kete performance jashte norme e llogjike te kryeministrit. Me ze dhe figure zoti kryeminister!

Denis Dyrnjaja

Shoh Ramën dhe nja 20 mikrofonë para tij dhe ndihem keq për disa kolegë profesionistë që i njoh prej më shumë se dy dekadash dhe iu duhet të jenë aty për të dëgjuar denigrimin që kryeministri i bën për shkak të padijes deri në injorancë të shumë të tjerëve që kujtojnë se janë gazetarë vetëm pse mbajnë një bagde dhe një mikrofon në dorë dhe lëshojnë mufka e pyetje nga më idiotet që t’i japin mundësi Ramës t’i tallë. Fatkeqësisht e madhe në fakt që media është kthyer në magazinë injorantesh që gjejnë punë dhe për këtë bëhen pis të gjithë.

Klara Dervishi

Po te kisha une mikrofonin sot te kryeministri do kisha dashur qe bashke me koleget ta kisha lene te fliste me veten… nuk mburrem dot te them qe do ta beja, por fatkeqesia me e madhe eshte qe 27 vite demokraci ne leter dhe ne nuk kemi mendere ta bejme kete … Kush?! Ne gazetaret qe duhet te orientojme shoqerine e ketij vendi ku shpresa ka vdekur me kohe. Kjo eshte me e pakta fatkeqesia ime dhe e djalit qe po rris e duhet ta rris ne kete vend… (kush do guxonte ta bente kete bojkot ndaj kryeministrit qe shqiptaret votojne?! Se mos harroj..une kam vite qe nuk votoj per askend dhe mire kam bere)…

Kreshnik Osmani

(politikan)

Kryeministri i degjeneron gazetaret e “kazanit” live, sepse ka futur ne thes dhe ka kapur plotesisht pronaret e atyre kazaneve. Perndryshe nuk do te guxonte. Jeni te kapur. Te gjithe si popull. Sus. Shtttttt.

Elvi Fundo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.