E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse ruhet nga Garda e Republikës Kryebashkiaku Veliaj  ?
Publik News

Pse ruhet nga Garda e Republikës Kryebashkiaku Veliaj ?

Gazetari Artan Hoxha thotë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili deri pak javë më parë lëvizte me biçikletë për në punë, tani shkon në bashki me eskortë të Gardës së Republikës.

artan-hoxha

“Një nga administratorët lokalë që dukej më i qetë dhe më i sigurt, që dilte në punë dhe në ekran me biçikletë, që na rekomandonte të ecnim me biçikletë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kam parë prej dy-tre javë që ruhet nga Garda e Republikës, ka eskortë. Procedurat standarde vijnë për shkak të situatave jo normale”, tha Hoxha në “Opinion”

Duke i ndaluar tek atentati në Laç, Hoxha tha se krimi tashmë ka kapërcyer vijat e kuqe.

“Ndërkohë, ne flasim për një zonë si Mamurras, Laç, Fushë Kuqe, tani palët kanë kaluar vijën e sigurisë dhe po godasin njëri-tjetrin në zonat e tyre dhe kjo rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.