E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Sali Berishën e kanë “zhgënjyer” të gjithë kryetarët e PD?
Publik News

Pse Sali Berishën e kanë “zhgënjyer” të gjithë kryetarët e PD?

Nga Azem Hajdari tek Lulzim Basha

ÇPO NDODH?/ Nga Azem Hajdari tek Lulzim Basha. Pse Sali Berishën e kanë “zhgënjyer” të gjithë kryetarët e PD

E si të mos mjaftonte fakti se Lulzim Basha e ka fiksuar në “Kushtetutën e PD” se tani e tutje mund të jetë kryetari i përjetshëm i kësaj partie, me anë të një neni tjetër në statut ai ka larguar nga Kryesia e PD 25 personalitetet aktuale të saj, mes të cilëve nga ish ministra dhe kryetarë komisionesh parlamentare e deri tek dhëndrri i Sali Berishës vetë, Jamarbër Malltezi.

Heshtjen e Sali Berishës disa e kanë komentuar si përkrahje ndaj veprimeve të Bashës për zaptimin e partisëm, derisa ai vetë e ka deklaruar se pas kësaj për PD fillon një periudhë tjetër. Periudha e Lulzim Bashës. “Janë ndryshime që e ndajnë historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë”,- tha Basha që do të thotë se pjesa e parë është ajo e Sali Berishës.

Periudha e Sali Berishës ka qenë nga 1990 e deri më sot. Kohë kjo gjatë së cilës edhe për shkak të impenjimeve shtetërore si President Republike apo pasi dha dorëheqjen në 2013, postin e Kryetarit të PD e kanë mbajtur edhe të tjerë. Pavarësisht se Sali Berisha ka qenë lideri absolut pë demokratët vetë.

I pari që e ka drejtuar PD në dhjetor 1990 dhe në ditët e para të 1991 ka qenë Azem Hajdari, lideri i levizjes së studentëve, që u zgjodh kryetari i Komisionit Nismëtar të kësaj Partie.

Në 1991-1992 Sali Berisha u zgjodh Kryetar. E më pas kur ai u bë President i Republikës, vendin e tij në parti e zuri Eduard Selami (1992-1995), Tritan Shehu (1995- ’97), Genc Pollo provizorisht më 1997 e për tu rikthyer sërisht Sali Berisha vetë në Krye të PD kur ajo kaloi në opozitë 8 vjet dhe 8 vitet e tjera kur ishte Kryeministër (1997- 2013). Pasi humbi zgjedhjet, Berisha dha dorëheqjen dhe vendin e tij pas një gare me Sokol Olldashin, e zuri Lulzim Basha.

Në të gjitha rastet Sali Berisha ka qenë i pakënaqur dhe i zhgënjyer me drejtuesit e tjerë të PD në këto 27 vjet.

Kjo besoj për arësye të ndryshme, sipas veçorive, profileve dhe personalitetit të secilit prej mëkëmbësve të tij.

Azem Hajdari për shkak ndoshta se mbeti një rebel i përjetshëm dhe kurrë nuk iu nënshtrua si shumë të tjerë diktatit të kryetarit, por edhe kurrë nuk mendoi që të largohej nga partia që themeloi, paravarësisht rrethanave dhe mënyrës se si vepruan shumë ish themelues të tjerë të PD.

Eduard Selami për shkak ndoshta se ishte shumë i ri dhe mendjehapur për të qenë thjeshtë manekini apo matrjoshka e kryetarit të përjetshëm “de facto” të PD.

Tritan Shehu ndoshta se ishte më shumë se çduhet pro Sali Berishës, duke mos krijuar sa ishte në krye të PD profilin e tij origjinal të një kryetari faktik.

Genc Pollo ndoshta për shkak se nuk do të qëndronte aq sa duhet dhe nuk e lanë që të kishte mundësinë që të bënte atë që tentoi më pas kur krijoi partinë e tij dhe i vodhi PD edhe siglën.

Lulzim Basha ndoshta për shkak se u zgjodh si pasaardhës dhe po tenton pas 5 vitesh që të krijojë trashëgiminë e tij të re, duke mohuar gjithçka nga ajo që u investua dhe iu dhurua pa shumë mund e sakrifica nga paraardhësi.

Gjithësesi, në ndryshim nga të gjitha historitë e deritanishme me mëkëmbës, dytës apo pasardhës, sfida më e fortë ndaj Berishës, po vjen andej nga ai e ka pritur ndoshta më pak. Nga Lulzim Basha. Jo edhe aq për leximin naiv se ai nuk po e pyet më. Sesa për zhgënjimin se PD e Lulzim Bashës nuk ka më asgjë të përbashkët apo të ngjashme me PD e Sali Berishës.

Trishtimi i Berishës bëhet më i madh në këtë rast mbase, kur e gjitha kjo po luhet para syve të tij dhe ndryshe nga 27 vjet të shkuara, ai nuk ka më asnjë mundësi që të rikthehet apo të korigjojë gabimin e bërë./alpe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.