E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pse SPAK vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit?”- Kryemadhi: APP e kundërshtoi procedurën. Sekretari i kryeministrit është aktor kryesor në aferë
Publik News

“Pse SPAK vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit?”- Kryemadhi: APP e kundërshtoi procedurën. Sekretari i kryeministrit është aktor kryesor në aferë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar sërish mbi aferën e inceneratorëve duke ngritur pyetjen përse SPAK po vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit, që sipas saj është aktor kyç në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

1

“Pra, miratohet fatura financiare pa u vënë në dijeni të kushteve financiare të saj. Për këtë shkelje, jo vetëm në inceneratorin e Elbasanit por dhe atë të Tiranës Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë”, deklaron kryetarja e LSI.

DEKLARATA E KRYEMADHIT

PSE SPAK VONON ARRESTIMIN E ËNGJËLL AGAÇIT?

Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Ëngjëll Agaçi është një nga aktorët kryesor në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Agaçi, megjithëse haset me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit me vetëdije të plotë shkel ligjin.

Ligji, e përcakton qartë që Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit është përgjegjës për hartimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Duke shfrytëzuar këtë komptencë, Ëngjëll Agaçi pasi është në dijeni nga APP e cila kundërshton procedurën e ndjekur ‘Negocim pa shpallje’ e fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës por faturën financiare të kontratës.

Pra, miratohet fatura financiare pa u vënë në dijeni të kushteve financiare të saj.

Për këtë shkelje, jo vetëm në inceneratorin e Elbasanit por dhe atë të Tiranës Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë.

“Pra, miratohet me

VKM financimi i nje kontrate që buron nga një procedurë e paligjshme e provuar me shkresë dhe paralajmërim zyrtar nga AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.