E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Twitter u rrit me 1,4 milionë llogari gjatë fushatës zgjedhore në Amerikë
Lajme

Pse Twitter u rrit me 1,4 milionë llogari gjatë fushatës zgjedhore në Amerikë

Më shumë se një milion përdorues të Twitter kanë thënë se ata kanë ndërvepruar me llogaritë e lidhura me një fushatë propagandistike ruse.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit kanë arritur në përfundimin se një përpjekje gjithëpërfshirëse e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016, shfrytëzuan platformat si Facebook, Twitter dhe Google, duke i detyruar ato kompani të rrisnin shkallën e ndërhyrjes.

“Ne kemi bashkëpunuar me hetimet në Kongres për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, tha Twitter në një deklaratë zyrtare.

“Jemi angazhuar të jemi sa më transparente sa i përket ndarjes së asaj që kemi mësuar përmes hetimit tonë retroaktiv për veprimtarinë e lidhur me zgjedhjet”, thuhet në deklaratë.

Në përditësimin e tij më të fundit, Twitter thekson se kishte dërguar email tek afërsisht 1.4 milionë njerëz që kishin ndjekur llogaritë ruse të lidhura ose retweeted, liked ose shared përmbajtjen e tyre.

Më shumë se 3.800 llogari që ishin të lidhura me Agjencinë Kërkimore të Internetit (IRA), ka gjasa të kenë qenë pjesë e përpjekjeve ruse për t’u përdorur për të përhapur informacionin e shtrembëruar, rezulton të kenë pohuar zyrtarë të Kremlinit.

Facebook ka thënë se postet e lidhura me IRA u shfaqën para 126 milionë amerikanëve në prag të zgjedhjeve. Vendi së fundmi zbuloi një mjet që i lejon përdoruesit të shohin nëse ata kanë pasur marrëdhënie të ndërsjella me një nga llogaritë e IRA-s.

Sipas Twitter, një analizë më e gjerë gjeneroi një rezultat, e cila tregon  më shumë se 50 mijë raporte të automatizuara ‘të lidhura me Rusinë” që shpërndanë përmbajtje politike gjatë fushatës zgjedhore zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.