E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse u arrestuan dy kosovaret
Publik News

Pse u arrestuan dy kosovaret

Një tentativë e kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme dhe me dokumenta të falsifikuar ka dështuar për dy vajza nga Kosova.

Ato janë arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit.

‘Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.12.2019, në P.K.K Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara’, thotë policia.

 

Ja njoftimi i plotë:

 

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetase kosovare.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

-A. R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

-K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.12.2019, në P.K.K Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.