Pse u censurua lajmi i hedhjes së gazit lotsjellës në festën e birrës?
Gazetaria jonë ka “standarte” të larta profesionale. Përndryshe, News24, Balkanweb dhe Panorama do të kishin dhënë lajmin e djeshëm se në koncertin e Goran Bregoviç në Korçë është hedhur gaz lotsjellës.
Nuk po e komentoj aktin, por lajmi i munguar është skandali i vërtetë. Dhe kush e bën këtë – ata që nuk lënë lajm t’u shpëtojë – duke nxjerrë në mediat e tyre me zë dhe figurë fëmijë të dhunuar, gra dhe vaiza, madje edhe duke hyrë në dhomë dhe shtratin e viktimave.
“Me zemër të hapur” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” me qindra herë, megjithë qëllimin e mirë, shkelin çdo normë etike dhe morale duke bërë porno me varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve.
Por nuk ka lajm për atë çfarë ndodhi mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviç.
Ky është “standart i lartë” profesionalizmi, ske ç’i thua.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



