Pse u qëlluan me armë grupi i Bajrave nga vëllezërit Prendi në Vaun e Dejës
Safet Bajri ështe shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia e Shkodrës për ngjarjen e ndodhur në Vaun e Dejës ku vëllezërit Prendi qëlluan me armë ndaj një mjeti të blinduar. Bajri u ndalua të mërkurën në Lezhë teksa lëvizte me makinë të blinduar dhe më pas është shoqëruar në policinë e Shkodrës.
Aty ka dhënë dëshminë dhe është lënë i lirë. Policia ka identifikuar dy personat që ndodheshin në mjetin e blinduar që janë “ushtarë” të Safet Bajrit, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.
Dyshohet se grupi kriminal kishte shkuar tek shtëpia e vëllezërve Prendi për shkak të një borxhi që ata dyshohet se i kishin Ervis Martinajt. Ata i kanë pritur dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Në makinën e blinduar dyshihet të ketë qenë edhe Elion Hato një prej ushtarëve të Martinaj që rezulton i zhdukur pa gjurmë.
Safet Bajri është një person me precedentë kriminalë.
Bajri është akuzuar për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge, çështje për të cilën vuajti edhe dënim në Shqipëri.
Ai u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Gjykata belge e kishte dënuar me 9 vite burg. 3 vite burg Bajri i shleu në Bruksel dhe pjesën tjetër në burgjet shqiptare. Dënimin e përfundoi në mars të 2023-shit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



