Psikiatri kosovar përfundon në pranga për përndjekje
Pas një pasioni të pakontrolluar për moderatoren
Burgu 302 në Tiranë, i njohur si burgu “Mine Peza”, ka marrë ditët e fundit një “banor” jo të zakonshëm: psikiatrin kosovar Behar Kamberi.
Mjeku që për vite me radhë ka ndihmuar të tjerët të përballen me fiksime dhe obsesione, ka rënë vetë pre e një drame dashurie platonike, duke u bërë protagonist i saj.
Sipas burimeve, Kamberi është fiksuar pas moderatores sportive
Albana Bejko, e njohur si një tifoze e zjarrtë e Real Madridit. Moderatores i është dashur të përballet me sjellje të përsëritura shqetësuese dhe, e pamundur t’u përgjigjej ndjenjave të tij, ka vendosur ta denoncojë në polici për përndjekje.
Hetimet zbulojnë se mjeku kishte udhëtuar posaçërisht nga Kosova dhe ishte shfaqur para banesës së Bejkos në Tiranë. Për të shmangur përballjen direkte, moderatorja kishte lënë një takim në një zonë tjetër të kryeqytetit, pasi më herët kishte lajmëruar policinë.
Sapo Behar Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, oficerët e Komisariatit Nr. 2 e kanë arrestuar në flagrancë. Mjeku pritet të përballet me akuzën e përndjekjes, ndërsa ngjarja ka shkaktuar bujë, duke shndërruar në lajm publik dramën personale të një profesionisti të shëndetit mendor që përfundoi në anën tjetër të ligjit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



