E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
” Publik” ju uron gëzuar lexuesve dhe bashkëpunëtorëve
Lajme

” Publik” ju uron gëzuar lexuesve dhe bashkëpunëtorëve

Shqipëria priti Vitin e Ri 2024 mes fishekzjarre dhe festime nëpër sheshet kryesore të qyteteve.

Me qindra qytetarë dolën për të parë hedhjen fishekzjarreve, në shoqërinë e njerëzve të tyre më të dashur.

Në Tiranë fishekzjarret ndriçuan qiellin, teksa qindra qytetarë thanë ‘Gëzuar 2024’ nga Sheshi Skënderbej.

Më herët gjatë ditës, liderët politikë shqiptarë uruan Vitin e Ri me mesazhe në rrjete sociale, ku dëshiruan për qytetarët një vit të suksesshëm dhe më të mirë se atë që lamë pas.

Ky ishte një vit jo shumë i mirë për shumë prej nesh. Shqiptarët vijojnë të emigrojnë duke bërë që të jenë ende në kërkim të një jetë më të mirë. Politka nga ana e saj vijoi me avazin e vjetër. Ashtu sikundër 30 vite, edhe sivjet në Kuvend pati tensione, përplasje dhe akuza. Sa i takon politikës, kulmi arriti me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është vendosur në “arrest shtëpie”.

Qeveria nga ana e saj ka vijur me retorikën e vjetër. Kryeministri premton rritje pagash dhe pensionesh, por shqiptartë vijojnë të luftojnë për mbijetesë. Çmimet e shportës së ushqimeve vijojnë të rriten, teksa sivjet u pa dhe një renie drastike e euros.

Por asgjë nga këto nuk e ndali gëzimin në familjen e çdo shqiptari. Ndonëse një Gjel Deti kapi shifra të frikshme, të gjithë festuan me të afërmit e tyre me shpresën se viit 2024 do të jetë një vit më i begatë dhe një vit i mbarë për të gjithë.

“Publik” ju uron të gjithëve gëzuar të gjithë shqiptaréve brenda dhe jashtë atdheut

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.