E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohen pamjet nga shpërthimi i zyrës noteriale në Tiranë
Lajme

Publikohen pamjet nga shpërthimi i zyrës noteriale në Tiranë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një zyrë avokatie në ish-Bllok në Tiranë.

Mësohet se lënda me eksplozivë është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë në pronësi të Esmeralda Dautit, sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Para grupit hetimor noterja Esmeralda Dauti ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.”- njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.