E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet fotoja e 25-vjeçarit që i plasi tritoli në dorë !
Lajme

Publikohet fotoja e 25-vjeçarit që i plasi tritoli në dorë !

Tentoi t’i bënte atentat Renato Çepës

Publikohet fotoja e 25-vjeçari Kristi Balukja, i cili humbi jetën pasi i shpërtheu eksplozivi në dorë, teksa po përpiqej ta vendoste në makinën e Renato Çepas.

I riu rezulton pa precedent të mëparshëm penal, por dyshohet se shkak u bë një konflikt i vjetër, për motive të dobëta mes shënjestrës së atentatit, Renato Çepa me të ndjerin.

25-vjeçari humbi jetën aksidentalisht pasi i shpërtheu lënda eksplozive në dorë, ndërsa po e vendoste në automjetin “Volkswagen” të Çepas.

Ai u transportua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra në trup, nuk mundi dot të mbijetonte.

Një grup i posacëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij rasti.

“Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç. Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti”, njoftoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.