E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet lista e Dardanëve, Kosova i “rrëmben” lojtarin Zvicrës
Lajme

Publikohet lista e Dardanëve, Kosova i “rrëmben” lojtarin Zvicrës

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën me 24 futbollistë për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit ndaj Sllovenisë (10 tetor) dhe Suedisë (13 tetor).

Risia më e madhe në listë është Albian Hajdari, mbrojtësi që ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në vend të Zvicrës, duke i dhënë një tjetër goditje përfaqësueses helvete.

Në listë rikthehen edhe Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, që munguan në grumbullimin e fundit për shkak dëmtimi. Kapiteni Amir Rrahmani nuk është përfshirë për shkak dëmtimi, ndërsa Bersant Celina mbetet jashtë.

Pas dy ndeshjeve të para, Kosova ndodhet në vendin e dytë të Grupit B me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.