E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet trajleri i filmit erotik “Fifty Shades Freed”
Our Story

Publikohet trajleri i filmit erotik “Fifty Shades Freed”

Filmi “Fifty Shades” ka bërë xhiron e botës, duke llogaritur të ardhura të mëdha në arkat filmike.

Edhe pse ka marrë shumë kritika rreth realizimit të tij, “Fifty Shades” po vjen edhe me një tjetër pjesë.

Dje është publikuar trajleri i filmit, i cili do të jetë i fundit sipas njoftimit që është bërë edhe në kanalin YouTube.

Ky film pritet të lançohet si premierë për të ashtuquajturën “Dita e të dashuruarve” apo “Shën Valentini”.

Edhe këtë herë, protagonistët kryesorë janë Dakota Johnson dhe Jarmie Dornan, të cilët vijnë në rolet e Anastasias dhe Christianit.

Përkundër gjithë kritikave, interesimi në lidhje me këtë film shihet, bazuar në klikimet që ka marrë videoja paralajmëruese e filmit, e cila në më pak se 24 orë ka grumbulluar afro 9 milionë klikime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.