E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet VIDEO / Lulzim Basha  takim të  fshehtë me Taulant Ballën
Politikë

Publikohet VIDEO / Lulzim Basha takim të fshehtë me Taulant Ballën

VIDEO

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së sotme, në emisionin “Çim Peka Live” janë publikuar pamje të një takimi të fshehtë midis ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në pamje shihet kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament, kinse për ngushëllim te një miku i tyre i përbashkët.

Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së këtyre ambienteve dhe gjithçka nis në orën 18:04 minuta të pasdites së 3 dhjetorit 2022, kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO në parkimin e pallatit.

Ish-kryedemokrati përdor makinën e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo personalen (ndoshta për të shmangur rënien në sy).

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin, ndërsa në 18:27 minuta, aty mbërrin edhe Taulant Balla.

Taulant Balla largohet i pari nga banesa ku u mbajt takimi, teksa 60 minuta më pas rreth orës 19:26 minuta shihet të dalë nga ashensori.

Ndërkohë, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikut të përbashkët, ku mbajt takimi duke përdorur shkallët.

Ky takim është zhvilluar në kulmin e debatit për situatën në Partinë Demokratike për vulën e kësja force politike.

Në të njëjtën kohë po zhvilloheshin edhe diskutime mes dy grupeve, atij të Sali Berishës dhe deputetëve të Alibeajt për daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i biznesmenit Gjergj Luca, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.