Punëtori ra nga skela dhe humbi jetën, arrestohet inxhinieri
Është arrestuar inxhinieri i një firme ndërtimi sot në Tiranë dhe është proceduar penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi një punonjës humbi jetën ditën e djeshme.
35-vjeçari me inicialet A. K., humbi dje jetën rrugës për në spital, pasi ra nga skela, ndërsa punonte një pallat në ndërtim, në rrugën “3 Dëshmorët”.
Inxhinieri dhe administratori i firmës nënkontraktore akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohet në flagrancë inxhinieri i një firme ndërtimi dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



