Punonjës i FNSH/ Identifikohet një nga viktimat e aksidentit tragjik në Fier me 2 të vdekur dhe 4 të plagosur
Është bërë publike për mediat emri i njërit prej viktimave të aksidentit të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.
Bëhet fjalë për punonjësin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lela, i cili ndërroi jetë së bashku me gruan e tij, Fatbardha Lela si pasojë e aksidentit tragjik. Ndërsa mbetën të plagosur katër persona të tjerë.
Ashtu siç duket edhe nga videoja e dërguar nga korrespondentja e Panorama.al, automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara dhe transportohen me urgjencë të plagosurit. Ndërsa makina e morgut ka marrë dy trupat e personave që kanë ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.
Ai dhe një pasagjer kanë humbur jetën sipas po të njëjta burimeve në vendngjarje.
Kujtojmë se të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë në këtë aksident.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



