E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punonjësi i policisë private gjendet i vdekur në autostradën Tiranë-Durrës, mister shkaqe
Publik News

Punonjësi i policisë private gjendet i vdekur në autostradën Tiranë-Durrës, mister shkaqe

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi me inicialet I.D 58 vjeç, i cili punonte si punonjës i policisë private. Shkaqet e vdekjes se këtij shtetasi nuk dihen ende, por në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Viktima është gjetur i shtrirë në krah të autostrdës, pa shenja jete.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.