Punonjësit e AMP-së i marrin telefonin qytetares me fyerje banale
Skandali i AMP-së në Sarandë thellohet edhe më shumë.
Pas gjuhës seksiste dhe komenteve vulgare ndaj turisteve, në një tjetër episod të rëndë denoncohet se punonjës të AMP-së kanë marrë telefonin e zonjës së shtëpisë dhe më pas e kanë ofenduar me fjalë banale, duke e quajtur “varikarese”.
Kjo nuk është sjellje shteti.
Kjo nuk është procedurë.
Kjo nuk është etikë institucionale.
Kjo është arrogancë me uniformë, presion ndaj qytetarit dhe fjalor rrugësh në emër të shtetit.
AMP-ja, institucioni që duhet të kontrollojë shkeljet dhe abuzimet, del vetë në qendër të skandalit për fyerje, poshtërim dhe sjellje të papranueshme ndaj qytetarëve.
Ironia është e rëndë: ata që duhet të hetojnë abuzimet, po denoncohen vetë për abuzim. Ata që duhet të garantojnë standard, po shfaqen me fjalor banal dhe sjellje arrogante.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



