E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punonjësit e Bankës së Shqipërisë armatosen duke blerë 24 pistoleta!
Lajme

Punonjësit e Bankës së Shqipërisë armatosen duke blerë 24 pistoleta!

Punonjësit e Bankës së Shqipërisë janë armatosur. Guvernatori Gent Sejko ka hapur një tender për të blerë pistoleta paralizuese, për një vlerë prej 56 milionë lekë të vjetra. Banka e Shqipërisë ka hapur tenderin e hapur kombëtar.

“Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit ‘blerje 24 copë pajisje pistoleta muskulparalizuese (electric shock) për nevojat e Bankës së Shqipërisë’” thuhet në njoftimin që Banka ka bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Por, ndryshe nga institucionet e tjera shtetërore që publikojnë edhe dokumente shtesë, Banka nuk ka dhënë asnjë informacion se kush do t’i përdorë këto pistoleta.

Oficerët e sigurisë, drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës? Apo do t’i përdorin punonjësit e Thesarit të Shtetit, ata të cilët lejuan që nga thesari të vidheshin miliona euro.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit që ka hapur Banka e Shqipërisë për blerje pistoletash

Duke qenë një institucion i rëndësisë së veçantë, Banka e Shqipërisë ka disa sisteme mbrojtjeje. Madje, punonjësit apo edhe vizitorët, kontrollohen disa herë para se të shkojnë në destinacion.

Megjithatë, njoftimi i blerjes së pistoletave është shumë i thatë, vetëm me objektin dhe asnjë specifikim tjetër. Jepen të dhëna sa është pagesa e dokumenteve dhe nuk jepet asnjë informacion se kush do t’i përdorë.

Madje, a kanë lejë përdorimi të këtyre armëve këta punonjës? Banka ka disa roje, që nga Policia e Shtetit apo edhe trupë tjerër sigurie, që vepron prej vitesh. Pistoletat do t’i marrë ky grup, apo do t’i mbajnë drejtuesit?

Por, nuk përjashtohet që edhe titullarët të mbajnë ndonjë armë të tillë, duke qenë se “dinë sekrete bankare”.

Apo mund të jenë të kërcënuar! Gjithsesi, ajo çka kërkohet në këtë rast është një transparencë më e madhe e Bankës së Shqipërisë, jo të na tregojë sekretet bankare, ruajtjen e thesarit, të dokumenteve, por të na tregojë se kush do t’i përdorë këto armë. Dhe, nëse ka ndonjë indicje kriminale, përse nuk e bën publike?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.