Punonjësit e OSHEE në punë dhe në terren
Ndonëse të gjithë janë të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirus që po përhapet me shpejtësi, punonjësve të OSHEE u duhet të zbarkojnë çdo ditë në terren për të vijuar punën.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën me dije se po ndjek me kujdes procesin e leximit të matësave, në kushtet kur vendi ndodhet në situatë emergjente prej Covid-19.
Ndërsa ka publikuar disa foto të punonjësve nga terreni vihet re se ata të gjithë janë me maska dhe doreza, pra masa mbrojtëse per te mbajtur larg Covid-19.
“Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) po ndjek me kujdes procesin e leximit të matësave, në kushtet kur vendi ndodhet në emergjence mjekësore Covid-19. Grupet e lexuesve janë njohur me grafikun e ndarjes së detyrave, duke patur si objektiv mbulimin e sa më shumë zonave.
Sikurse shihet nga fotot e realizuara këto ditë, me masa mbrojtëse dhe pajisjet e punës, po vijon procesi i leximit të matësave, me qëllim realizimin e një shërbimi sa më cilësor të faturimit”, shkruan OSHEE
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







