E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punonjësit e Urbanistikës i dhanë leje ndërtimi, pronari i lokalit ndërton një kat shtesë
Publik News

Punonjësit e Urbanistikës i dhanë leje ndërtimi, pronari i lokalit ndërton një kat shtesë

Sipas bluve, në pranga kanë rënë dy punonjësit e zyrës urbanistike në Bashkinë e Vlorës, Rubin Hekurani dhe Klaudio Mehmetaj për veprën penale shpërdorim detyre.

Ndërkohë është arrestuar dhe 53-vjeçari me iniciale N.K. pronari i një lokali për ndërtim të paligjshëm.

Policia bën të ditur se punonjësit e urbanistikës dyshohet se i kanë miratuar një leje ndërtimi shtetasit N.K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:

-R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;

-N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.